Lajme

Ministri serb i Mbrojtjes flet për hyrjen e xhandarmërisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 10 August 2020

Tri ditë pas patrullimit të forcave ushtarake serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, rreth 1 kilometër brenda territorit të Kosovës, ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në një adresim për mediat në Serbi, Vulin tha se patrullimi i forcave serbe ka qenë në sinkronizim me KFOR-in dhe se, sipas tij, nuk bëhet fjalë për asnjë kalimi ilegal të kufirit.

Teksa kufirit mes Kosovës dhe Serbisë iu referua si “vijë administrative”, ministri serb i mbrojtjes theksoi se, prej ditësh nga Prishtina ka përpjekje “për të sulmuar sërish Ushtrinë e Serbisë”, duke thënë se nuk po zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Beogradi po shkelë vijën administrative.

Ndërkohë, ai njoftoi se qëllimi është që në këto patrullime të përfshihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por shtoi se Ushtria e Serbisë ka refuzuar këtë disa herë dhe se ajo ka marrëveshje vetëm me KFOR-in, pasi sipas tij, ushtria e NATO-s është forca e vetme brenda territorit të Kosovës të cilën e njeh Serbia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera