Lajme

Ministri serb i Mbrojtjes: Dronët erdhën nga disa drejtime, MiG-at s’u çuan për ta

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 02 November 2022

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, është shprehur se nuk mund të thotë se të kujt janë dronët, që sipas tij, shkelen territorin serb, porse të njëjtit kanë ardhur nga territori i Kosovës.

Sipas Vuçeviqit, ka pasur lëvizje të ndryshme dhe shumë dronë, por, MiG29 nuk po patrullonin për shkak të tyre.

“Nuk është fjala vetëm për hyrjen e dronëve në rrethin e Rashkës, Këshilli i Sigurimit ka vëzhguar disa objekte në drejtim të lëvizjes nëpër lagjen e Toplicës dhe Nishavës. Ushtria mund t’u përgjigjet këtyre sfidave me helikopterë, topa, mitralozë avionësh”, tha Vuçeviq, shkruan RTS, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërsa, ishte kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, se ngritja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë ka të bëjë me, sipas saj, fluturimin e dronit mbi zonën e Merdarit dhe rrethinën e Rashkës.

Tutje, Vuçeviq tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për ushtrinë për të eliminuar çdo objekt të tillë.

“Ne do ta mbrojmë qiellin që është nën kontrollin e Gjykatës Supreme, qiellin që mbulohet nga sistemet tona, në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës – do të jetë i sigurt për të gjithë qytetarët e Serbisë”, shtoi ai, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen që pretenduan politikanët serbë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili tha se këto pretendime nga ta janë asgjë më tepër se shpifje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera