Lajme

Ministri Selimi takon vëllain e kosovarit që u arrestua në Serbi për krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 02 July 2020

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetaj ku akuzohet për krime lufte.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është takuar me vëllain e Mehmetajt që u arrestua në Serbi.

Selimi ka thënë se do të bëjnë të pamundurën për lirimin e Mehmetajt dhe kthimin e tij në shtëpi.

-Advertisement-

“I shqetësuar me mbajtjen në paraburgim tash e gjashtë muaj dhe ngritjen e aktakuzës ditën e djeshme nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte kundër shtetasit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajt, kam pritur sot në takim vëllaun e tij, Agronin.

E sigurova se do t’i shfrytëzojmë dhe shterojmë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike që janë në dorën tonë, për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë nga akuzat dhe kthimin e shpejtë në Kosovë”, shkruan Selimi.

Kujtojmë se Nezir Mehmetaj nga fshati Rudnicë e Komunës së Klinës është arrestuar  në pikë kalimin kufitar në Merdare nga autoritetet e Serbisë me 4 janar të këtij viti.

Ai ishte duke u kthyer nga Zvicra për në Kosovë përmes Serbisë në momentin e arrestimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera