Lajme

Ministri Peci uron Ditën e Evropës me një aksion në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 09 May 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë sot se në shënimin e Ditës së Evropës, janë të përkushtuar në përqafimin e vlerave që Evropa përfaqëson, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, u shpreh se duhet “t’i japim fund dukurisë së shëmtuar dhe shumë të dëmshme të therjes së kafshëve dhe shpezëve në hapësira publike”.

Prandaj, ministri i bujqësisë njoftoi sot për një aksion në Prishtinë që ka të bëjë me lirimin e hapësirave publike.

-Advertisement-

“Ky aksion sot në hapësirat e ish tregut të makinave në Kodrën e Trimave, sikurse ai i para dy ditëve në Zonën Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë, kanë për qëllim mbi të gjitha mbrojtjen e shëndetit publik. Falënderojmë Policinë – Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, për mbështetjen e këtij aksioni. Nga autoritetet komunale kërkojmë të përmbushin detyrimet ligjore që të krijojnë kushte dhe hapësira të lejuara të përshtatshme për ushtrimin e veprimtarive të caktuara. STOP pirjes së duhanit në hapësirat e ndaluara! STOP therjes ilegale të kafshëve dhe shpezëve”, shkroi Peci./Gazeta Infokus/

Policia prangos tre të mitur në Prishtinë, u kanosën në mes vete

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera