Lajme

Ministri Peci e parlajmëron AAK-në e Haradinajt për objektin: Shihemi të hënën

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 15 March 2024

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot kanë pasur një polemikë në distancë mes vete, pasi që ministri Peci sot ka qëndruar në objektin ku gjenden edhe zyrat e AAK-së dhe nga aty ka shkruar se “ia rikthyem mbi 600 metra katrorë ministrisë së Bujqësisë”.

Nga AAK kanë reaguar duke thënë se partia ka kontratë me ministrinë e Bujqësisë të cilës i paguan qira për 569 metra katrorë, duke shtuar se nuk përfshihet bodrumi dhe as kati i dytë, që sipas AAK-së janë të mbyllura dhe në gjendje të rëndë.

Pas akuzave të AAK-së se Peci po manipulon në mënyrë ordinere, ka reaguar përsëri vetë ministri. Peci ka publikuar dy foto nga brendësia e objektit, ku shihen disa plisa dhe në një kënd shihet edhe një poster i AAK-së.

-Advertisement-

Ministri Peci ka thënë se fotografitë “dëshmojnë se kush janë manipulantët dhe matrapazët”, dhe ka paralajmëruar duke thënë “shihemi të hënën”.

“Shihemi të hënën!

Unë punoj edhe çdo fundjavë por duke qenë se kaloi orari i punës së administratës, shihemi të hënën!

Ju uroj një fundjavë të qetë!

P.s: Qytetarët më së miri e vlerësojnë përmes këtyre fotografive se kush janë manipulantët dhe matrapazët!”, ka shkruar Peci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera