Lajme

Ministri Peci denoncon publikisht kompaninë “që ka përfituar miliona të taskapaguesve”

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 27 September 2024

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e ka denoncuar publikisht Qumështoren Drena, duke pretenduar se kjo kompani ka “përfituar miliona të taksapaguesve për dekada të tëra”.

Nga faqja zyrtare e kësaj kompanie kanë komentuar në postimin e Pecit, ku ai ftonte kompanitë që të bëhen pjesë e Festivalit Global Shqiptar të Gastronomisë më 2 dhe 3 tetor në Arena Halle në Berlin.

“Minister une jam nga Skenderaj, mund te behem edhe une pjese e festivalit?”, ka qenë komenti.

-Advertisement-

Këtij komenti, Peci i është përgjigjur duke thënë se “Qumështorja DRENA po gjithsesi, sidomos ju që keni përfituar miliona të taksapaguesve për dekada të tëra…”.

Nga kjo kompani e kanë quajtur këtë spekulim dhe shpifje, derisa i kanë thënë Pecit të bëj kujdes duke i thënë se “një ditë do të jeni object hetimi”.

“Qumështorja DRENA Me këtë “kujdes” më ke frikësu goxha shumë 🫢 hiq se di a dal nesër në punë 🤔”, ka qenë përgjigja e Pecit pas këtij komenti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera