Lajme

Ministri Peci del me shifra pasi konstatoi se Kosova e siguroi “bukën e motmotit” – publikon edhe video duke korrë grurë

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 07 July 2024

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka shkruar sërish në Facebook se “sipas analizave për konsum”, Kosova e ka siguruar bukën e motmotit.

Kështu, Peci u duk se po i replikon Zafir Berishës së Nismës, i cili pas një postimi të ministrit tha se “Kosova s’mund ta sigurojë bukën e motmotit edhe nëse mbillen livadhet e Dimal Bashës”

📈Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell. 🌾Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë. ☀️150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë. 🌾67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori”, shkroi Peci.

-Advertisement-

Sipas ministrit, “Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë”.

🌾E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar!”, shkroi ai.

📈Ne kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë”, shtoi ministri.

Ai shkroi se “Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë”.

🍀Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin! 😉 Do punue koka, me prodhue toka!🤷 Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!”, shkroi Peci.

Të shtunën, ministri publikoi edhe një video duke korrë grurë, për të njoftuar për “rekord të rendimentit të grurit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera