Lajme

Ministri në qeverinë serbe për mbylljen e filialeve të Postës së Serbisë: BE po na e fyen intelegjencën

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 06 August 2024

Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Nemanja Staroviq, ka pretenduar se dënimi verbal i BE-së për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës është i barabartë me miratimin e heshtur dhe përkujtoi se në të njëjtën mënyrë kanë reaguar përfaqësuesit e BE-së edhe dy muaj më parë.

“Autoritetet “e përkohshme” të Kosovës kanë mbyllur të gjitha degët e Postës në pjesën veriore të banuar me serbë, duke e privuar edhe më shumë popullsinë vendase nga shërbimet elementare”, ka shkruar Staroviq në platformën “X”.

Ai ka shtuar se reagimi i BE-së për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në Kosovë ishte i njëjtë si më shumë se dy muaj më parë, kur Policia e Kosovës bastisi degët e Kursimores së Postës së Serbisë në Kosovë.

-Advertisement-

“Dënimi verbal është i barabartë me miratimin e heshtur. Asgjë përveç një fyerje e mendjes së shëndoshë”, ka shtuar Staroviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera