Lajme

Ministri në Ditën Botërore të Shëndetit: Koha është për punë dhe jo për fjalë

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 07 April 2018

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një shkrimi në rrjet social, në Ditën Botërore të Shëndetit, ka thënë se kjo ditë e ka gjetur Kosovën me sfida të mëdha drejt reformave në shërbimet shëndetësore. Ai ka thënë se është koha për punë dhe jo për fjalë.

“Dita Botërore e Shëndetit e gjen vendin tonë me sfida të mëdha drejt reformave në shërbimet shëndetësore. Prandaj, koha është për punë dhe jo për fjalë”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka siguruar se shënimi i kësaj date në vitin tjetër, do ta gjejë Kosovën me infrastrukturë më të mirë shëndetësore, pajisje më moderne, furnizim shumë herë më të qëndrueshëm me barna, me staf profesional dhe kushte më të mira për personalin mjekësor dhe pacientët.

-Advertisement-

“Përkushtimi ynë do të jetë që të sigurojmë shërbime shëndetësore të njëjta dhe cilësore për të gjithë qytetarët tanë, kurdo dhe kudo që ata kanë nevojë. Askush nuk duhet të zgjedhë në mes të një shërbimi të mirë mjekësor dhe gjërave të tjera elementare në jetë”, është shprehur ministri.

Ai ka thënë se gjatë këtij mandati, do të sigurohen shërbime për të gjithë, pa kurrfarë diskrimini duke mos lënë askënd prapa, “sepse secili prej nesh ka të drejtë të përfitojë nga shërbimet mjekësore pa u varfëruar duke i përdorur ato. Shëndeti është e drejtë njerëzore. Është koha për shëndet për të gjithë”, ka shkruar Uran Ismaili në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera