Lajme

Ministri Murati takoi ambasadorin turk, ja për çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 28 March 2023

Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati sot ka takuar ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Tunç Angili, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë takim ministri Murati potencoi se Kosova ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Turqinë.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Ministri Murati i uroi mirëseardhje ambasadorit në Kosovë, duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Ambasadori Angili u shpreh falënderues për ndihmën dhe solidaritetin e shtetit të Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë. Gjatë takimit Ministri potencoi se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Turqinë, në fusha me interes për të dyja vendet. Ambasadori Angili, në anën e tij, shprehu gatishmëri për thellimin e këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera