Lajme

Ministri Murati takim me Drejtorin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të FCDO-së

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 29 April 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takim virtual me drejtorin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të FCDO-së Andreë Page dhe zëvendës kryeekonomistit të FCDO-së Tom Strachan si dhe ambasadorin britanik Nicholas Abbott, shkruan Gazeta inFokus.

Përmes komunikate bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për ndikimin e pandemisë COVID -19 në zhvillimin ekonomik si dhe për masat që po merr Qeveria për luftimin e Pandemisë për rimëkëmbjen ekomomike të Kosovës.

Kjo është gjendja e 21 vjeçares që ra nga kati i tretë i hotelit në Pejë

-Advertisement-

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për marrjen e masave për të siguruar qëndrueshmërinë fiskale dhe luftimin e informalitetit.

Të dy palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional  me theks të veçantë kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve dhe të ekonomisë në vendin tonë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera