Lajme

Ministri Murati, opozitës: Kur po folet për kujt me i ndihmu dhe kush ka nevojë më së shumti, ju po refuzoni

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 26 May 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar opozitën parlamentare se nuk po lejojnë t’i ndihmojnë qytetarët, duke mos votuar projektet që dorëzohen në kuvend.

Ai tha se kjo ka ndodhur njëjtë me ligjin për pagën minimale, po ashtu për çështjen e energjisë, por edhe për atë me skema sociale, shkruan Gazeta Infokus.

”Është mbështetja për familjet në asistencë sociale. Në bashkëpunim me Bankën Botërore kemi nisur një reformë, dhe është projekti që ne si qeveri që dy herë tentojmë me sjell në kuvend. Dhe nga deputetët e opozitës, PDK dhe LDK, refuzohet ajo marrëveshje. Pra, kur po folet për kujt me i ndihmu dhe kush ka nevojë më së shumti, ju po refuzoni. Ne kemi sjell marrëveshjen që zgjeron skemën sociale, ju e refuzoni dhe pastaj thoni duhet t’i ndihmojmë qytetarët”, është shprehur Murati.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka shtuar opozita nuk voton asnjë ligj ëq qeveria sjell në kuvend.

”Ne e kemi sjell ligjin për pagën minimale në kuvend, dhe çka bëhet lëshohet salla, nuk votohet. Kërkesa juaj ka qenë të mos rritet për ata që shpenzojnë për të gjithë. Ju kërkoni që rritja të bëhet për të gjithë, në mënyrë që të ankoheni pastaj se qeveria ngriti çmimet. Ka shumë e shumë masa që qeveria po i bën por tendenca juaj është me pengu dhe i kundërshtu ato”, ka shtuar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera