Ministri Murati: Nga sot hynë në fuqi projekti i subvencionimit të punësimit për familjet e papuna

Autori: Gazeta inFokus
11:34 | 18 July 2022
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga sot do të hyjë në funksion masa Qeveria për Familjet, që ka për qëllim t’i ndihmojë familjet e cila nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar.
Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se ky program ishte njëri nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje para se të vinte në pushtet, ai tha se kjo do të realizohet mes bizneseve, qeverisë dhe qytetarëve.
“Dhe siç edhe ka prezantuar kryeministri gjatë fundjavës derisa javën e kaluar kishim një mori ligjesh që kaluan në Kuvend sa i përket fushës së drejtësisë. Kemi një masë të re për punësim. Bëhet fjalë për punësimin e mbajtësve të familjes, apo ato që s’kanë asnjë të punësuar. Nuk është se ka qenë e lehtë sa i përket viteve të fundit meqë kishim kriza në vazhdimësi, duke filluar me pandeminë, pastaj kriza me energjinë elektrike e pas kësaj me luftën në Ukrainë, pra krizën e rritjes së çmimeve”, tha ministri Murati.
Ai deklaroi se si Qeveri janë munduar të marrim masa të nevojshme për të mbështetur qytetarët, pra edhe me pakon ekonomike.
“Të gjitha kategoritë që kemi vlerësuar që kanë nevojë më shumë për mbështetje. Kemi dorëzuar në Kuvend edhe ligjin për pagën minimale, që në rastin e kalimit mundëson edhe rritjen e pagës minimale si dhe marrëveshjen ndërkombëtare për reformën e skemave të asistencës sociale.Tani edhe masën Qeveria për Familjen, që mundëson se bizneset që janë të interesuar të punësojnë mbajtës të familjen ti mbështesim me 70% të pagës bruto, pra subvencionimi deri në pagën subvencionim 300 euro. Ne do ti publikojmë edhe thirrjet apo kriteret për të aplikuar. Bizneset që duan të punësojnë një mbajtës të familjes, duhet të lajmërohen në zyrat e agjencisë së punës të Kosovës dhe të tregojnë për numrin e stafit dhe pozitat të cilat iu duhen”,deklaroi Murati.
Ai shtoi tutje se ata persona që konsiderohen nga mbajtës të familjes që nuk kanë asnjë të punësuar, kudo që iu vije më afër në kuadër të komunave të tregojnë se ku kanë aftësi të punojnë, në mënyrë që agjencia të bëjë bashkëpunimin e të përfitohet nga kjo masë.
“Për bizneset në mënyrë që të përfitojnë 70% mbështetje të pagës bruto, kriteri njëri nga kriteret është se s’mund të punësojë më shumë se 30$ të stafit ekzistues, nëse ka 10 punëtorë mund të punësojë 3 persona nga kjo masë.Në anën tjetër punëkërkuesit apo mbajtësit e familjes duhet të jenë të moshës së punës 18-64 vjeç, të mos kenë asnjë anëtarë të punësuar dhe të regjistrohen si të papunë”, shtoi ai.
“Masa do të zgjasë aq sa është e nevojshme, do të shohim se sa do të jetë kërkesa. Një pjesë e madhe ka familje me asistencë sociale por edhe të tilla që për kritere të tjera nuk kualifikohen për asistencë sociale, por që nuk kanë asnjë të punësuar.Jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha këto familje, sepse punësimi i dikujt dhe sigurimi i mirëqenies së një familje është shumë më shumë”, tha ai.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosovën dhe Izraelin e bashkon historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është tauar me ambasadore...
-
Matoshi – Kurtit: Përmbahu nga deklaratat nxitëse
Analisti politik, Halil Matoshi, ka shkruar të martën se Serbia më 10 qershor...
-
Mustafa për Qeverinë Kurti: S’dallon shumë prej rusëve sa i përket dhunës, duan të themelojnë ushtri paralele
Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është deklaruar se...
-
Moska thotë se Kievi ka pezulluar qarkullimin e naftës ruse në Evropë
Ukraina ka pezulluar rrjedhat e naftës ruse në tre vende evropiane që nga 4 g...
-
Sindikata e Policisë: IPK arrestoi policë pa siguruar prova
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për arrestimet e zyrtarëve policor...
-
Policia gjobit dy shoferë për përdorim të alkoolit në Ferizaj
Dy shoferë u gjobitën sot në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, të cilët s...
-
Hyn në fuqi rregullorja e Kuvendit, Kurti: U kalua testi i demokracisë
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të martën se “Kuvendi i Kosovës...
-
VV tregoi çfarë financuan, Valon Syla del me një listë të veten
Analisti Valon Syla ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kurti ...
-
Haradinaj takon ambasadoren e Izraelit: Njohja nga ky shtet e ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritu...
-
Ministria e Financave tregon se deri kur pensionistët mund të paraqiten për verifikim
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesi...
-
Kapen 27 kg drogë në Prishtinë, arrestohet një person
Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me...
-
“Paranojak e intaçor”, Memli Krasniqi shpërthen ndaj Kurtit: I ka bllokuar gjitha projektet për qytetarët e flet për luftë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryemin...