Ministri Murati në Durrës, nuk shkon për të raportuar para deputetëve
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 04 October 2022
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në rend dite kishte shqyrtimin e raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Të ftuar ishin Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca.
Mirëpo ministri për shkak të një vizite në Durrës nuk ka qenë i pranishëm në Komision.
Kryetarja Hykmete Bajrami tha se nuk kanë marrë konfirmim nga kabineti për mungesën e Muratit, duke shtuar se raporti s’mund të shqyrtohet pa prezencën e tij.
“Prezencën qe 10 dite e ka konfirmuar. Na nuk kemi pasur njoftim prej kabinetit. Nuk kemi mundësi me shqyrtuar raportin e auditimit pa prezencë të ministrit të Financave. Ka afate ligjore që ky raport mu aprovuar edhe në seancë plenare”.
“Ne e shtyjmë edhe javën tjetër, por ka shumë gjëra për të diskutuar. Ministrit nuk i ka konvenuar të vijë sot dhe i njëjti raport shqyrtohet në Komisionin për Buxhet dhe nuk është e pranueshme dhe e shtyjmë javën tjetër”.Deputeti i PDK, Hajdar Beqa, e ka quajtur Muratin ministër të papërgjegjshëm që nuk i ka ekzekutuar paga e mësimdhënësve.Ai ka shtuar se raporti ka shumë mangësi, por edhe elemente që mund të dërgohen në Prokurori.
“Është një praktikë dhe e pakuptimtë që të shqyrtohet pa ministrin raporti vjetor. Mos prezenca e tij e shohë si sjellje jo serioze dhe propozojmë të shkojë në Kuvend për seancë plenare”.
“Ka elemente edhe për Prokurori. Një ministër që ndal pagat e mësimdhënësve. Ky ministër është i papërgjegjshëm”.
Deputetja e VV, Arta Baraliu, ka kërkuar që mos të bëhet politikë me çështje e tjera që nuk lidhen me temën që ishte në rend dite.
“Nuk është e nevojshëm te bëjmë politikë me çështje tjera”. Deputetja e AAK, Albana Bytyqi, i ka kërkuar kolegëve të pozitës që mos të bëhen avokat i ministrit, duke shtuar se është e papranishme që ai të shkojë në Durrës e mos të marrë pjesë në mbledhje, raporton EO.“Mendoj që duhet të shtyhet raporti sepse është e rëndësishme me qenë ministri prezent dhe sot ka gjetur kohë
Të tjera
-
KEK i jep kompanisë së lidhur me Vetëvendosjen tenderin 6.3 milionë euro për mazut, mes shkeljeve dhe vonesave njëvjeçare
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka prolonguar procesin e tenderit për f...
-
Studentët bllokojnë Beogradin
Studentët e universiteteve të Serbisë nisën të hënën një bllokadë 24-orëshe t...
-
Nuk po mundem, me zë të dridhur flet babai i Naim Murselit
Në një lidhje telefonike në Klan Kosova, babai i Naim Murselit refuzoi të fli...
-
Një slogan nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji: Ky akt është një kẻrcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur ...
-
OVL e UÇK-së reagon ndaj Gërvallës: E zeza Donikë ndaloni me fyerjet ndaj Ushtrisë Çlirimtare
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Memli Krasniqi: Në Bairin e Kadri Veselit, entuziazëm i papërshkrueshëm për fitoren e PDK-së
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen ...
-
PZAP gjobitë Vetëvendosjen me 11 mijë euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëve...
-
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve
Alternativa Mali i Zi u bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet d...
-
Për gjashtë ditë, 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt
Për gjashtë ditë janë raportuar 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt. ...
-
Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin me tre të vdekur: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë
Tre persona vdiqën mbrëmë në një aksident në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë...
-
PSD dorëzon letrën e ministrit Maqedonci në Prokurori Speciale
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e minis...
-
Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Novolani në këmbë për ndryshim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar n...