Lajme

Ministri Mehaj viziton nënën e dëshmorit e cila u keqtrajtua nga infermierja në Pejë

Autori: Ermirë Berisha 19:56 | 07 November 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar zonjën Minire Nura në qytetin e Gjakovës, e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, shkruan Gazeta inFokus.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, është shprehur se nëna Minire ia fali kombit djalin e saj dhe assesi nuk duhet harruar mundi e sakrifica e saj.

“Nënat e ushtarëve të UÇK-së, nënat tona janë më meritoret për lirinë e vendit. Janë ato që na edukuan, na rritën e gdhendën brenda nesh dashurinë për atdheun dhe kombin tonë. Ne ndjehemi borxhli ndaj shumë kujt, por borxhin më të madh ua kemi atyre.  Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes e as pasardhëve tanë që t’i harrojmë ato, të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre, e aq më pak nuk guxojmë as të mendojmë të mos t’i respektojmë. Kjo nuk na falet, këtë nuk guxojmë ta falim”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Ndryshe, para disa ditëve është publikuar një video ku ish-infermierja, Aurora Pelaj, në Shtëpinë e Pleqve në Pejë ka ushtruar dhunë fizike mbi të moshuarën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera