Lajme

Ministri Lluka bashkatdhetarëve: Remitancat investoni në prodhim

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 23 May 2019

Çdo vit, kosovarët që jetojnë jashtë vendit transferojnë shuma të mëdha parash në atdheun e tyre. Por këto para ashtu siç vinë në Kosovë nga perëndimi, kthehen mbrapsht nëpërmjet importit të mallrave. Ky fakt ka shqetësuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Nëpërmjet gazetës më të madhe zvicerane, “Neue Zurcher Zeitung”, ai ka kërkuar nga bashkatdhetarët që remitancat e tyre t’i kthejnë në investime private në prodhimtari. Kjo sipas tij do të rriste numrin e vendeve të punës dhe njëherësh rrisnin ekonominë e vendit tonë.

“Me fjalë të tjera, remitancat që vijnë në Kosovë zakonisht e lënë vendin përsëri. Nëse kishim më shumë mallra të prodhuara në vend, këto fonde do ta nxisin ekonominë e vendit tonë”, ka thënë Lluka për gazetën prestigjioze zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”. Sipas tij aktualisht, pothuajse vetëm sektorët e ndërtimit dhe pasurive të patundshme përfitojnë nga investimet e bashkatdhetarëve në Kosovë.

“Përpos që do të ndihmonin vendin e tyre, investimet në Kosovë kanë një përparësi shumë më të madhe së në vendet tjera. Kosova ka taksat më të ulëta në Evropë. Shpenzimet operative janë të ulëta, tatime mbi të ardhurat midis 0 dhe 10 %. Tërheqëse është edhe paga mesatare që është më e ulët se vendet në rajon rreth 400 euro….”, ka thënë ministri Lluka për të përditshmen zviceriane.

-Advertisement-

Investimet në Kosovë, ministri Lluka pret që të nxiten edhe nga Oda Ekonomike Kosovë-Zvicër të cilën e inauguroi, javën e kaluar, së bashku me homologun e tij zviceranë Ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin.

Rreth 200,000 kosovarë jetojnë vetëm në Zvicër, shumë prej tyre me pasaporta zvicerane. Transferimi i parave në shtëpi është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për familjet e tyre në Kosovë.

Intervistën e plotë të ministrit Lluka, mund ta lexoni në linkun

https://www.nzz.ch/wirtschaft/kosovos-wirtschaftsminister-rimessen-machen-die-leute-faul-ld.1482318?fbclid=IwAR2izVPHdC7-ziLtEs3NX2g0BhMABsCFZk6Xil3_AvxCj7JvAphRJGYVksc

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera