Lajme

Ministri Lekaj prezanton 100 ditshin e punës së tij, ja çfarë paralajmëron për 2018-ën (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 25 December 2017

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shpalosur punën e ministrisë së tij në 100 ditshin e parë .

Lekaj ka thënë se pas marrjes së postit në krye të Ministrisë së Infrastrukturës bashkë me ekipin e tij kanë dalë në teren dhe kanë diskutuar për të gjitha kërkesat e kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve që ishin në detyrë, duke u premtuar se do të jenë mbështetës në realizimin e gjithë këtyre kërkesave.

Sipas tij në këtë drejtim nuk do të bëhet dallim për asnjë komunë apo regjion pasi Ministria e Infrastrukturës ka një bashkëpunim fantastik me të gjithë nga edhe ku do t’i qasen punës me të gjithë mundësitë.

-Advertisement-

Lekaj në videon ku flet për 100 ditshin e punës së tij flet edhe për përurimin e segmentit në Kijevë, ku thotë se ka pasur stërzgjatje diku 17 muaj nga mosvendimmarrja dhe mosefikasisteti i Qeverisë, pasi për një pronë është pritur 17 muaj dhe tani kjo është kryer në kohën më të shkurtë të mundur ku janë nevojitur vetëm 10 ditë.

“Sa i përket autostradës Kijevë-Zahaq, është nënshkruar kontrata me BERZH-in, dhe mendoj se në vitin 2018 s‘do të kemi asnjë pengesë dhe do të fillojë vlera e nënshkrimit të kontratës që duhet të ratifikohet në Kuvend, dhe s’do të kemi pengesa siç ishin më parë, diku 7 vite por do të ndodhë për dy vite, do përfundojë i tërë projekti”, ka thënë Lekaj.

Gjithashtu sipas tij zotim i MI-së është zgjerimi i rrugës Gjakovës-Dollc, me gjatësi prej 33 kilometra dhe do të fillojë në vitin 2018, me të gjitha kapacitet pasi procedurat janë në përfundim.

“Në politikat tona zhvillimore e kemi quajtur infrastrukturë që ka impakt pozitiv zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë të mallrave, të qytetarëve dhe në zhvillimin e turizmin. Këto tri segmente janë mjaft ndikuese në zhvillimin ekonomik. Prandaj kemi një qasje të re në këtë drejtim”, ka shtuar Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera