Lajme

Ministri Krasniqi: S’ka nevojë më për Ekip të ri Menaxhues, me Asociacionin merret Kurti

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 11 May 2023

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi thotë se kishin vendosur që të shkarkojnë Ekipin Menaxhues pas propozimit të draft-statutit për Asociacionin, meqë s’kanë dashur që të paragjykojnë aktivitetin e tyre dhe se Kosova ka dashur të tregohet palë konstruktive.

Krasniqi thotë se drafti i prezantuar nga Ekipi Menaxhues është anti-kushtetues.

Ai për FRONTAL thotë se tashmë s’ka nevojë për Ekip të ri Menaxhues dhe se me punën e Asociacionit merret kryeministri Albin Kurti.

-Advertisement-

“Ne vendosëm t’i lirojmë ata pas prezantimit të draft-statutit. Ai draft ishte anti Kushtetues, jo ligjor, jo në harmoni me vizionin e Kosovës. Kjo ishte edhe arsyeja pse vendosëm t’i shkarkojmë pas prezantimit dhe jo para. Sepse jemi palë konstruktive. S’kemi dashur të paragjykojmë për aktivitetin e tyre. Pas prezantimit të punës së tyre në Bruksel, puna e tyre ka përfunduar dhe s’kemi më nevojë për Ekip të ri Menaxhues dhe kjo është çështje politike dhe me politikë merret Qeveria e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera