Lajme

Ministri Krasniqi para Komisionit njofton të arriturat e Kosovës për integrim në BE: Liberalizimi i vizave nuk duhet të varet nga procesi i ETIAS

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 03 November 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka ndarë detaje mbi takimin e Komisionit parlamentar për stabilizim dhe asocim BE-Kosovë.

Ministri Krasniqi ka thënë se në këtë takim, ai ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës, për integrimin në BE.

“Vendi ynë ka shënuar progres në reformat që lidhen me integrimin në BE, ka bërë hapa konkret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe në indekset ndërkombëtare siç janë Raporti Botëror i Drejtësisë për Sundim të Ligjit, Transparenca Ndërkombëtare për Korrupsionin, Liria e Mediave nga reportuesit pa kufij” ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Në takimin e 9-të të Komisionit parlamentar për stabilizim dhe asocim BE – Kosovë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kam theksuar përkushtimin e institucioneve tona për integrimin në BE, rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe mos ndërlidhjen me asnjë proces teknik si ETIAS.

Vendi ynë ka shënuar progres në reformat që lidhen me integrimin në BE, ka bërë hapa konkret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe në indekset ndërkombëtare siç janë Raporti Botëror i Drejtësisë për Sundim të Ligjit, Transparenca Ndërkombëtare për Korrupsionin, Liria e Mediave nga reportuesit pa kufij.

Kosova është listuar si vend demokratik dhe i lirë ndonëse ende mbetet padrejtësisht pa status kandidat në BE dhe me regjim vizash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera