Lajme

Ministri Krasniqi merr pjesë në një ngjarje të rëndësishme në Izrael

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 15 September 2022

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marrë pjesë në ngjarje të organizuar në Izrael, nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Organizimi në fjalë është bërë me rastin e dy vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së “Abraham Accord”.

“Gjatë kësaj ceremonie pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me Ministren për Kulturë dhe Rini të Em0irateve të Bashkuara Arabe znj. Noura bint Mohammed Al Kaabi” shkroi ministri Krasniqi në facebook.

-Advertisement-

Ai shtoi se u takua edhe me ambasadorin e ShBA-së në Izrael, Thomas R. Nides, dhe shumë personalitete tjera që ishin pjesë e këtij organizimi.

“Ministrit të Bashkëpunimit Regjional të Izraelit z. Esawi Frej, i jam mirënjohjes për ftesën dhe angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona” përfundoi Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera