Lajme

Ministri Kamberi nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e Shtëpisë së Pensionistëve

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 18 August 2017

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi ka nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit me Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, të përfaqësuar nga Shaban Kajtazi për financimin e Projektit “Ndërtimi i Shtëpisë së Pensionistëve” në Mitrovicën Jugore.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i këtij projekti si dhe përcaktimi i obligimeve të MPMS-së dhe Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Mitrovicë Jugore.

Projekti synon të realizohet për vitin 2018 dhe ka një vlerë të parallogaritur prej 130,000.00 Euro. Ndërkaq, këtë financim në tërësi planifikon ta bëjë MPMS nga buxheti vjetor i planifikuar për vitin 2018.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, sipas kësaj marrëveshje obligohet të përgatisë projekt – propozimin për ndërtimin e shtëpisë së pensionistëve në Komunën e Mitroviës së Jugut dhe të i’a dorëzoj MPMS për finalzim dhe aprovim.

Ministri Kamberi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje është shprehur optimist se brenda mundësive të lejuara, MPMS edhe në të ardhmen do të gjenë forma dhe modalitete për të përkrahur këtë kategori të merituar të shoqërisë sonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera