Ministri izraelit: Jemi të gatshëm të investojmë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
12:07 | 12 April 2022
Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, kanë filluar bashkëpunimet mes dy vendeve në shumë fusha. Investim nga shteti i Izraelit në Kosovë është përmendur nga Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej, gjatë një konference të përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Frej tha se edhe sjellja e ambasadores së Izraelit në Kosovë, dëshmon miqësinë që e ka ky shtet me Kosovën, me ç’rast tha ka vende në Ballkanin Perëndimor që Izraeli ka ambasadorë.
“Është vizita e parë e një ministri izraelit në Kosovë dhe kjo vizitë do të trajtojë shumë gjera. Populli i Izraelit kanë kënaqësinë të investojmë këtu. Do të gjejmë në cilat fusha do t’i vendosim investimet tona. Kosova është e rëndësishme dhe mu për këtë arsye kemi ambasadore këtu. Jo të gjitha shtetet ballkanike kanë ambasador dhe Izraeli ka ambasador në 80 shtete. Në shumicën e shteteve ballkanike nuk ka ambasador izraelit por në Kosovë e kemi. Jam i sigurt që me ngritjen e lidhjeve tona ekonomike kur të rritet tregtimi do të jetë nevojë më e madhe për një ambasadë. Në fillim e kemi një ambasadore kur t’i fuqizojmë raportet tona ekonomike ambasada do të hapet por nevojitet kohë”, tha ministri Frej.
Tutje, Frej e konsideron nder dhe moment historik, pikërisht në një-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale.
“Më besoni është mbresëlënëse. Unë vijë këtu në emër të shtetit të Izraelit që ti them popullit të Kosovës se ne jemi të hapur për bashkëpunim. Ne duam të avancojmë marrëdhëniet dhe t’i fuqizojmë ato. Kemi shumë gjera të përbashkëta. Ndajmë vlerat dhe na e duam demokracinë. Po e promovojmë bashkekzistencën për shoqërinë tonë. Ne e kuptojmë luftën për pavarësi. Jemi vende të vogla të dyja me kapitale njerëzor të pasur. Jam në vizitën time të parë dhe është vetëm fillimi”, tha Frej.
E ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se vizitat do të jenë edhe nëpër komunat e Kosovës.
“Është vizita e parë e një ministri izraelit pas njohjes nga Izraeli. Do të kemi vizita edhe në qytete tjera për monumente dhe trashëgimi kulturore. Pas takimit do të ketë takime me kryeministrin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Gërvalla, ndërsa nesër me kryetarë komunash. Do të jemi në vizitë me spitalin pediatrik dhe do të kemi vizitë të qendrën “Hendikos” që do të dorëzohen karroca për fëmijët. Po i thellojmë bashkëpunimet tona”, tha Krasniqi.

Të tjera
-
Ambasada amerikane: Trajnimi i NjSI-së forcon partneritetin e mbrojtjes mes dy shteteve
Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka uruar Njësia Speciale Intervenuese të Policis...
-
Aksident mes dy veturave në Ferizaj, Policia jep detaje
Një aksident trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur sot në fshatin Lloshkobare...
-
Oda Amerikane diskuton me përfaqësuesit e kompanive ajrore amerikane për vendosjen e linjës direkte Prishtinë-New York
Në një përpjekje të koordinuar me Zyrën e Presidentes së Republikës së Ko...
-
Paralajmërimi i ShBA-së për tërheqje nga ndërmjetësimi Ukrainë – Rusi, reagon Kremlini
Kremlini tha të premten se tashmë është bërë ca progres në bisedime për n...
-
“Ne do t’i sjellim ata në shtëpi”, premton ambasadori amerikan Huckabee në Western Wall
“Ne do t’i sjellim ata në shtëpi”. Kështu tha ambasadori i sapoemëruar i SHBA...
-
Berishës i dhurojnë buf gjatë vizitës në Krujë, ja si reagon ai
Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një vizitë në Krujë, ku u takua me pronarët ...
-
I kërkuar nga Italia për krime sek*uale, arrestohet në Cakran të Fierit 24-vjeçari
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 38”, duke vënë në p...
-
Kuvendi njofton se seanca konstituive është caktuar për të shtunën në orën 12:00
Kuvendi i Kosovës përmes një emaili ka njoftuar për vazhdimin e seancës konst...
-
Mbrohen në heshtje të akuzuarit për përvetësimin e mbi 1 milion eurove
Të akuzuarit Mendim Sojeva dhe Ganimete Gashi-Ahmeti të premten në Gjykatën T...
-
Haradinaj: Prilli i vitit 1999 mbetet ndër plagët më të dhimbshme të kombit tonë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kujtuar sot një nga periudhat më të rën...
-
Presidentja Osmani nuk e komenton dështimin e konstituimit të Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar të komentojë dëshmimin e dy s...
-
Bashkëkryesuesja e seancës konstituive: Dehari bëri shumë shkelje në seancën e djeshme, doli nga skenari
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, e cila në cilësinë e deputetes më të re po ...