Lajme

Ministri i Vuçiqit: Nëse Ukraina e njeh pavarësinë e Kosovës, do t’i krijojë problem vetes e jo Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 11 August 2023

Ministri i mbrojtjes serbe dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq sot ka deklaruar se nëse Ukraina e njeh pavarësinë e Kosovës, do t’i krijojë problem më të madh vetes sesa Serbisë, sepse në atë rast ajo “nuk do të kishte kredibilitet për të mbrojtur sovranitetin e saj”, raporton portali serb “Kosovoonline”.

Ai ka deklaruar për televizionin në shërbim të regjimit aktual serb “TV Përva” se Serbia e konsideron Ukrainën një vend mik, i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe që ka qenë gjithmonë e drejtë ndaj sovranitetit të Serbisë.

Duke komentuar letrën që 50 politikanë perëndimorë i kanë dërguar zyrtarëve të SHBA, BE-së dhe Britanisë së Madhe me kërkesë që të trajtojnë në mënyrë më kritike autoritetet në Beograd, Vuçeviq ka thënë se do të ketë edhe shumë letra të tilla dhe se këtë e sheh si “dëshmi se Serbia është në rrugën e duhur dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçiq udhëheq një politikë të mirë”, nuk harron ai detyrën për ta lavdëruar liderin e tij suprem.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera