Ministri i ri i Mbrojtjes: Synim mbetet forcimi i FSK-së, anëtarësimi në NATO
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 08 August 2023
Ejup Maqedonci, ministri i sapo emëruar i Mbrojtjes, ka thënë se është i nderuar dhe i privilegjuar që është në krye të këtij dikasteri qeveritar.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka që nga 18 marsi i vitit 1998 kur e ka veshur uniformën e UÇK-së dhe deri më 10 korrik 2023 kur është demobilizuar nga FSK-ja, është përpjekur me tërë qenien e tij fillimisht për lirinë e Kosovës dhe deri sot për ndërtimin e ushtrisë së saj.
“Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës jam në shtëpinë time, andaj ishte aq i natyrshëm pranim dorëzimi i detyrës sot në mesditë nga ish-Ministri Armend Mehaj në prani të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit. E falënderoj ish-Ministrin Mehaj për bashkëpunimin veçanërisht në periudhën e fundit”.
“Pas 25 vitesh me uniformë, nga sot ka nisur një kapitull i ri për mua si ushtarak, por që mbetet brenda të njëjtës shtëpi dhe me të njëjtat synime: forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin e shtetit tonë në NATO, krah partnerëve tanë dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Maqedonci.
Të tjera
-
Ligjvënësit grekë nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin në raundin e parë të votimit
Ligjvënësit grekë nuk arritën të zgjidhnin një president të ri në raundin e p...
-
Vetdorëzohet në polici Lirim Kurtaj, kërkohej për mbi 15 vjedhje
Lirim Kurtaj është vetdorëzuar në stacionin e Policisë në Pejë të premten, pë...
-
PDK, LDK dhe AAK premtojnë lidhje me gazin amerikan, Vetëvendosje s’ka as program
Që të tria partitë e opozitës, në programin e tyre e kanë ndërtimin e një rrj...
-
Albana Haxhimustafa-Murseli merr mbështetje nga disa fshatra të Rahovecit
Albana Haxhimustafa Murseli, kandidatja me numër 45 nga radhët e Partisë Demo...
-
Dervishaj: Edhe Vajniku e Kopiliqi munden 77 herë ma mirë
Kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ësht...
-
Lushaku-Sadriu: Në LDK gratë janë vendimmarrëse
Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kand...
-
Serbia planifikon të ndajë nga 1 shkurti “170 euro për 5 mijë serbë të papunë”, DnV: Ndërhyrje për influencim të votuesit
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) në konferencën e sotme për med...
-
Jasharaj: Qeveria e ardhshme të zgjedh a do dialog apo greva e protesta
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka punua...
-
Bedri Hamza me videomesazh për gratë: Kosova është mirë kur #MaMirë janë krejt vajzat dhe gratë e saj
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka folur për planprogra...
-
Haradinaj: Diasporë ju mbajmë në zemër, votoni më 9 shkurt
Ramush Haradinaj, kandidati i koalicioni Kosova Fituese për kryeministër, ka ...
-
Vladimir Putin i gatshëm të negocioj me Donald Trump për luftën në Ukrainë, mirëpo ka një kërkesë
Vladimir Putin ka thënë se është gati të diskutojë luftën në Ukrainë me Donal...
-
Ja si e kalon një ditë në fushatë deputeti Ferat Shala
Që prej disa javësh, kandidatët e të gjitha partive politike në Kosovë për de...