Ministri i punëve të jashtme në Bosnje: Kosova vuri taksë nga inati që nuk u pranua në Interpol
Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 21 November 2018
Ministri i Punëve të Jashtme në Bosnje, Igor Çërnadak e ka cilësuar si të pakuptimtë dhe hakmarrëse vendimin e Kosovës për rritjen e taksës për 100 përqind ndaj produkteve që vijnë nga Bosnja e Hercegovina.
Çërnadak ka thënë se këtë rritje Kosova e ka bërë për shkak të dështimit të djeshëm për tu pranuar në Interpol.
“Bosnja dhe Hercegovina nuk e meritojnë këtë ngritje të përqindjes. Taksa prej 10 përqind, mund të ketë logjikë ekonomike, por një taksë 100 përqind është një mesazh që dikush tjetër nuk dëshiron të bashkëpunoj me ju, ka thënë ministri Çërnadak, shkruan “Nezavisne Novine”.
Qeveria e Kosovës sot e ndryshoi vendimin e 6 nëntorit te Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e cila vendosi masë mbrojtëse 10% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina. “Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë menjëherë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj pas aprovimit të vendimit në qeveri.
Ishte ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, gjatë mbledhjes propozoi ndërrimin e masës nga 10, në 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...