Ministri i Jashtëm turk: Ndryshimet legjislative të Suedisë nuk mjaftojnë që ne të japim miratimin
Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 06 July 2023
Ndryshimet legjislative të Suedisë në përputhje me memorandumin e nënshkruar në Madrid vitin e kaluar duhet të reflektohen në praktikë, tha sot ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Duke folur në një konferencë shtypi pas takimit të pestë të mekanizmit të përbashkët të përhershëm midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë në kryeqytetin belg Bruksel, Fidan tha se “është e domosdoshme që vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në NATO të marrin qëndrim të vendosur në luftën kundër terrorizmit”.
“Suedia ka ndërmarrë hapa përsa u përket ndryshimeve legjislative, por ndryshimet legjislative duhet të reflektohen në praktikë”, theksoi ai.
Suedia nuk ka mundur të parandalojë provokimet, gjë që ndikon në qëndrimin e Ankarasë, tha Fidan, duke iu referuar sulmit të fundit ndaj librit të shenjtë Kuranit në Stokholm.
Ai, megjithatë, shtoi se Turqia mbështet plotësisht politikën e dyerve të hapura të aleancës ushtarake.
Takimi erdhi përpara samitit të liderëve të NATO-s në Vilnius të Lituanisë më 11-12 korrik.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë shkurtin e kaluar.
Edhe pse Turqia ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë, duke thënë se Stokholmi ende nuk i ka adresuar shqetësimet e saj të sigurisë.
Të tjera
-
OVL e UÇK-së zgjedh kryesinë e re
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka ...
-
Avokati Jashari: Serbia ndan nga 170 euro për serbët në Kosovë që të ndikojë në favor të Listës Serbe
Qeveria e Serbisë ka nisur të ndajë nda 20 mijë dinarë, apo rreth 170 euro, p...
-
Komisioni Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale, bën bashkë Osmanin me shefat e misioneve diplomatike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur gjatë ditës së premte, shefat e...
-
Dervishaj pret 77 të rinj në zyrën e tij
Kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka m...
-
Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës
Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur sot me shqiptaro-amerikanin e njoh...
-
Rama: Shteti Bektashi nuk cenon sovranitetin territorial
Ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ishte h...
-
Mungesa e një mbikalimi rrezikon jetën e banorëve që detyrohen të kalojnë magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
Në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë, në fshatit Dumnicë e Poshtme, banorët ...
-
Daut Haradinaj: Kudo në tubime po e shohim se ky vend ka shpresë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK...
-
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në zgje...
-
Votuesit e Vetëvendosjes i bashkohen PDK-së në Gjakovë, Krasniqi: Mbështetja për vizionin tonë po rritet çdo ditë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar sot se...
-
Mërgim Lushtaku: Rinia është forca më e madhe e një kombi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku po vazhdon takimet...
-
Kërkohej që prej gjashtë muajsh, vetëdorëzohet në policinë e Pejës i dyshuari për 15 vjedhje të rënda
Është vetëdorëzuar dje në stacionin policor të Pejës i dyshuari Lirim Kurtaj,...