Lajme

Ministri i Jashtëm i Francës në mars viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 11 December 2018

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean Yves Le Drian do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë në mars të vitit të ardhshëm.

 

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli në një postim në Facebook, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

 

Po ashtu gjatë takimit me Le Drian, Pacolli kishte biseduar edhe për bashkëpunimin me shtetin francez në lidhje me nismat e reja në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

 

“Në raundin e dytë tê diskutimeve, gjatë drekës, pata rastin që të bashkëbisedoj me ministrin e jashtëm francez Le Drian, me të cilin u pajtuam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë në të gjitha fushat.  Në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik do të kemi nisma të reja, ku Franca do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse e Kosovës. Ministri i jashtëm Le Drian, konfirmoi vizitën në Prishtinë në mars të 2019, për të konkretizuar nisma të prekshme bashkëpunimi” thuhen në postimin e ministrit Pacolli.  /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera