Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zbatojë fletarrestimet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 27 November 2024
Ministri maqedonas i Drejtësisë, Igor Filkov, ka thënë të mërkurën se fletarrestimet e lëshuara nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë, për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vazhdojnë të jenë të zbatueshme në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski për këtë çështje gjatë një vizite në Kosovë, janë “keqkuptuar”.
Mickoski kishte thënë gjatë vizitës së tij në Prishtinë javë më parë se “kushdo që nuk i shkel ligjet” e vendit të tij është i “mirëseardhur” në Maqedoninë e Veriut, kur ishte pyetur në lidhje me kërkesat e Serbisë për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët Beogradi i akuzon për gjoja krime lufte.
Filkov tha të mërkurën se ajo çfarë “tha kryeministri atje nuk ka të bëjë me atë që ne të mbledhim çfarëdolloj kriminelësh, por ka të bëjë me zbatimin e drejtësisë dhe ligjeve”.
I pyetur nëse fletarrestimet e INTERPOL-it, me kërkesë të Serbisë, për ish-anëtarët e UÇK-së do të vlejnë nëse ata shkojnë në Maqedoninë e Veriut, Filkov u përgjigj shkurt: “Deri tani, vlejnë”.
Në korrik, autoritetet maqedonase e arrestuan ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.
Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) më 18 nëntor, Mickoski la të kuptohej se Shkupi nuk do të vazhdojë t’i zbatojë fletarrestimet e iniciuara nga Serbia përmes INTERPOL-it.
“Kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën mund të vijë dhe të qëndrojë në Maqedoninë të Veriut. Unë mendoj se kështu duhet të jetë”, tha ai.
Në gusht, Ramadani u arratis nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut, ku ishte urdhëruar nga gjykata në Shkup të qëndronte deri më 16 gusht, duke nxitur reagime nga Serbia.
Pas arratisjes së Ramadanit, ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se kërkojnë shpejgim nga autoritetet maqedonase për këtë rast, raporton REL.
Ai e cilësoi si “skandaloz” arratisjen nga arresti shtëpiak të Ramadanit.
Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës (MPJD).
Gjykata në Shkup e hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramadanit në Beograd në gusht.
Të tjera
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...
-
Kurti pret në takim kryetarin e Morbach-ut, shqiptarin Arianit Besiri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotshme ka pritur në takim...
-
“Befasia” e Haradinajt: UÇK-ja doli në publik më 27 nëntor, jo më 28
28 nëntori u shndërrua si dita që u shënua edhe dalja e parë publike e Ushtri...
-
Dakaj: Një gjiganti amerikan të armatimeve, Qeveria qe një vit s’ia ka ndreq as letrat për investim
Gazetari Shkelzen Dakaj ka treguar se ka informacion për një kompani të madhe...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e ...
-
Haradinaj: 28 Nëntori, data që bashkon shqiptarët dhe nderon heronjtë e kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar 28 Nëntorin si një datë të ...
-
Kurti shtron drekë për ambasadorin amerikan, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për Ambasadorin e Shteteve t...
-
Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Union
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan ekipin e Ursula von der Leyen për m...
-
Serbia jep banesa për serbët në Zubin Potok, çelsat shpërndahen në Rashkë
Në komplekset banesore të ndërtuara me buxhet të Serbisë në komunën e Zubin P...
-
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon ...