Lajme

Ministri i Brendshëm thotë se autori i plagosjes së dy qytetarëve do të dënohet me forcën e ligjit

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 07 January 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka paralajmëruar dënimin e autorit të plagosjes së dy qytetarëve në Shtërpcë.

“Sulmi ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet në forcën e plotë të ligjit”, ka shkruar Sveçla, në Twitter.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, ka shtuar ai

-Advertisement-

Reagimi i ministrit të Brendshëm ka ardhur pasi policia arrestoi një të dyshuar për plagosjen që ndodhi të premten në një fshat të Shtërpcës.

Edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë kërkuar që autori i plagosjes së dy qytetarëve të përballet me drejtësinë

Të premten, rreth orës 17, Policia e Kosovës kishte njoftuar se një 11-vjeçar dhe 21-vjeçar ishin plagosur sot në Dajkovc të Shtërpcës. 20 minuta më vonë, Policia ka konfirmuar se ka arrestuar të dyshuarin kryesor për plagosjen e dy personave sot në Shtërpcë. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se i dyshuari për plagosjen e dy qytetarëve në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera