Lajme

Ministri i AAK-së s’e voton propozimin e Avdullah Hotit në mbledhje të Qeverisë, tregon arsyet

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 19 October 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë nuk e ka votuar shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, që ishte propozim i kryeministrit Avdullah Hoti.

Selimi ka shkruar se nuk ka votuar pro këtij vendimi për shkak se konsideron që duhet planifikim më i mirë.

“Në kuadër të mbledhjes nuk kam votuar për shuarjen e Task-Forcës Kundër Korrupsion, pasi që mendoj se na duhet një planifikim më i mirë në bazë të rishikimit funksional, por edhe të mosdëmtojmë disa nga rastet e profilit të lartë që janë pjesë e Task-Forcës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Shfuqizimin e Task-forcës kundër korrupsionit, Selimi e ka kundërshtuar edhe në mbledhje të Qeverisë. Ai ka thënë se konsideron se shfuqizimi i menjëhershëm ka potencial t’i dëmtojë disa prej rasteve që janë në hetim e sipër.

“Kisha shprehur si nevojë që pikë së pari të shikojmë të gjeturat e rishikimit funksional, pasi shfuqizimi i menjëhershëm ka mundësi t’i dëmtojë disa raste që janë në proces”, ka thënë Selimi.

Megjithatë, me votat e anëtarëve tjerë të Qeverisë është shfuqizuar vendimi Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, me të cilin ishte themeluar Task-Forca anti-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Kryeministri Avdullah Hoti ka qartësuar propozim-vendimin gjatë mbledhjes. Sipas tij, vendimi i hapë rrugë institucioneve që të punojnë në përputhje me ligjet përkatëse.

“Ky është vendim i vitit 2010 që parashikon obligime që ka krijuar, që në fakt është ndarja e pushteteve. Kur është marrë vendimi për mandatin e EULEX-it, ka ndërruar plotësisht. Besoj që ky vendim i hap rrugë që institucionet të funksionojnë në bazë të ligjeve”, ka thënë Hoti.

Më 26 shkurt 2010, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) që në kuadër të saj të themelojë një departament special anti-korrupsion me qëllim të hetimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera