Lajme

Ministri hungarez lëshon sallën derisa BE po merrte vendime të rëndësishme për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 18 October 2022

Bashkimi Evropian vendosi të nis një mision për të trajnuar 15,000 ushtarë ukrainas, miratoi 500 milionë euro shtesë për blerjen e armëve për Ukrainën dhe kërcënoi Iranin me futjen e sanksioneve nëse përcaktohet se rusët po përdorin dronët e tyre për të sulmuar Kievin.

Programi i trajnimit për 15,000 ushtarë ukrainas do të fillojë në mesin e muajit të ardhshëm, në territorin e BE-së.

Ministri hungarez nuk votoi dhe u largua nga salla

-Advertisement-

Vendimi është marrë nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në një takim në Luksemburg.

Ai u miratua pa pëlqimin e Hungarisë, gjegjësisht ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Szijjarto nuk e votoi pro, por u largua nga salla ndërsa votimi po bëhej.

Nga ana tjetër, Szijjarto votoi për një paketë prej 500 milionë ndihmash të reja ushtarake për Ukrainën.

Ministrat vendosën sanksione edhe për 11 individë dhe katër persona juridikë nga Irani, të cilët janë përgjegjës për vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini dhe për shtypjen e protestuesve që protestojnë kundër regjimit iranian prej ditësh.

Mahsa Amini u ndalua nga policia për shkak të mosmbajtjes së hixhabit sipas rregullores dhe vdiq në burg.

“Ne jemi të tmerruar nga vrasja ende e pashpjegueshme e Mahsa Amini dhe shtypja brutale nga forcat e sigurisë kundër protestuesve që vazhdojnë të vdesin ose ndalohen nga forcat e sigurisë,” tha Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Ministrat diskutuan gjithashtu përdorimin e supozuar të dronëve iranianë për të sulmuar Ukrainën.

Borrell tha se tani po mblidhen prova dhe nëse informacioni rezulton i saktë, BE-ja është e gatshme të vendosë sanksione shtesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera