Lajme

Ministri Hamza pret në takim Bordin e Drejtorëve të BERZH-it

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 04 February 2019

Një delegacion i Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të hënën  është pritur në takim nga Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Thellimi i bashkëpunimit për sektorin publik dhe privat ishte tema kryesore e këtij takimi ku delegacioni i BERZH udhëhiqej nga Drejtori i Konstituencës së Holandës, Kinës, Mongolisë, Maqedonisë dhe Armenisë Frans Weekers, dhe Drejtori i Bordit për Irlandën, Danimarkën, Lituaninë dhe Kosovën Patrick Walsh.

Anëtarët e Bordit të pranishëm në këtë takim në mesin e tyre përfaqësuan 32 vende të botës, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Përmes një komunikate për medie, Ministria e Financave njoftoi se gjatë këtij takimi drejtorët e Bordit të BERZH-it, konfirmuan gatishmërinë e këtij institucioni ndërkombëtar të vazhdojë përkrahjen e ekonomisë së Kosovës dhe punës së qeverisë ndaj reformave për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza falënderoi Bordin për zhvillimin e një vizite të tillë që ka mundësuar diskutimin strategjik për bashkëpunimin e Kosovës dhe BERZH-it.

“BERZH-i mbetet partner strategjik i Kosovës, drejt adresimit të nevojave për investime në sektorin publik dhe fuqizim të mëtutjeshëm të sektorit privat si bartës i zhvillimit ekonomik”, tha Ministri Hamza.

Delegacioni i Bordit të Drejtorëve të BERZH-it po qëndron në Kosovë për vizitë dy-ditore, si pjesë e vizitave të rregullta, të cilat Bordi i realizon çdo pesë vite në shtete ku operon kjo bankë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera