Lajme

Ministri gjerman: Kosova veproi arsyeshëm pas sulmit terrorist në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 04 October 2023

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani, Cem Ozdemir, e ka vlerësuar të arsyeshëm reagimin e institucioneve të Kosovës pas agresionit të paprovokuar serb ndaj Policisë në veri të vendit më 24 shtator. Ai ka përcjellur qëndrimin gjerman duke theksuar se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet dhe se për gjendjen e komunitet serb duhet të diskutohet vetëm brenda kufijve të Kosovës.

Ozdemir ka folur pasi është pritur në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Së pari më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e jetës së zyrtarit policor gjatë këtij akti terrorist nga këta kriminelë që vranë njërin nga policët tuaj dhe plagosën të dytin. Dhe më lejoni gjithashtu të shpreh se kam vërtet respekt të thellë për reagimin shumë të arsyeshëm që qeveria juaj dhe policia juaj ka treguar në këtë akt provokimi. E di që kjo nuk është një situatë e lehtë, ndaj vizita ime këtu është përtej bashkëpunimit tonë të shkëlqyer dypalësh, por edhe një gjest solidariteti”, ka thënë ministri.

-Advertisement-

Sipas tij, rruga përpara duhet të jetë drejt paqes për çka theksoi se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se vizita e homologut të tij gjerman vjen në një periudhë jo të lehtë për Kosovën.

“Vizita e tij në Kosovë ka edhe një peshë tjetër pas një periudhe jo të lehtë për Kosovën në të cilën ne e kishim një rrezik dhe kërcënim nga sulmet në veri që erdhën nga sulmet terroriste dhe përkrahja e ministrit dhe mikut të madh të Kosovës Ozdemir ishte shumë domethënëse”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se bashkë me ministrin gjerman kanë zhvilluar disa vizita në rajonin e Dukagjinit si dhe kanë takuar fermerë, vreshtarë e verëtarë. /kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera