Ministri gjerman i Mbrojtjes vjen për vizitë në Kosovë më 5 shkurt
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 30 January 2024
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius dhe një delegacion i deputetëve të parlamentit gjerman, më 5 shkurt do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje, ku u theksua se në kuadër të agjendës është paraparë një takim pune i përbashkët një orësh ndërmjet delegacionit të deputetëve të parlamentit gjerman dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, specifikisht anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tregoi edhe qëllimin e Projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
“Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, edhe ky projektligj është në fushëveprim, fushëveprimin e komisionit tonë, qëllimi i tij është bashkërendimi dhe bashkëpunimi institucional në fushën e sigurisë kombëtare përmes Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Berisha, raporton KP.
Komisioni vazhdoi mbledhjen pa praninë e mediave, ku do të shqyrtohet projektligji për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës, projektligji për shtetësinë e Kosovës, projektligji për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, por gjithashtu do të shqyrtohet edhe plani i punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...