Ministri Faton Peci jep një lajm të keq për bujqit
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 21 April 2022
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka dhënë një lajm të keq për bujqit sot.
Ai ka thënë se ky do të jetë viti i fundit ku bujqit do të kompensohen për dëmet si pasojë e kushteve klimatike.
“Ky do të jetë viti i fundit ku ne si ministri do të bëjmë kompensimin e dëmeve, pagesat ad-hoc janë të dobishme për fermerin por synimi është që ne duhet të bëjmë përpjekje për vitet e ardhshme të ngritim vetëdijen që fermerët duhet të bëjnë firmën e sigurimit”, ka thënë Peci.
Sipas tij, humbjet në 10 vitet e fundit nga kompensimi kanë qenë 80 milionë euro.
“Buxheti i ministrisë për pagesa direkte është 50 milionë euro, mirëpo do të shohim se si do të jetë numri i aplikimeve dhe se nuk di a mbetet vetëm me 50 milionë euro. Jemi të vetëdijshëm që njëri nga sfidat janë humbjet nga kushtet klimatike. Në 10 vitet e fundit bujqit tanë kanë pasur humbje prej 80 milionë euro apo 50 për qind e produktit vjetor në bujqësi si pasojë e faktorëve klimatik”, ka deklaruar Ministri.
Këto deklarata, Peci i ka dhënë në një takim të organizuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me temën “Sigurimi i Bujqësisë – Rritja e bujqësisë në Kosovë duke menaxhuar me rreziqet e motit”, raporton Ekonomia Online.Aty u tha se humbjet si pasojë e faktorëve klimatik në 10 vitet e fundit ishin 80 milionë euro
Të tjera
-
Mergim Lushtaku merr mbështetje të fortë në Kamenicë: Kamenica meriton më mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lus...
-
Ganimete Musliu: Gratë e Polacit janë forca e ndryshimit dhe rruga drejt një të ardhmeje më të barabartë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete...
-
Xhafer Gashi ndan momente nga takimi me qytetarët në Miradinë e Poshtme: Ndryshimin e bëjmë bashkë
Kandidati për deputet me numër 11 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës...
-
Bedri Hamza premton mbi 6 miliardë euro investime në projekte zhvillimore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video, ku kë...
-
Jeta Rafuna nga LDK-ja: Secila ditë është mundësi për të punuar drejt fitores së madhe për Kosovën
Kandidatja për deputete me numër 45 nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Koso...
-
Haradinaj jep fjalën: Kosovën do ta shndërrojmë në superfuqi energjetike
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova ësht...
-
BE-ja do t’i nisë në terren sot vëzhguesit afatgjatë të zgjedhjeve
Bashkimi Evropian sot do të nisë në terren nga ora 10:00 nga selia e misionit...
-
Zjarr i madh në Suharekë, Bali Muharremaj publikon pamje: Disa biznese janë në rrezik nga zjarri
Objekti i një qendre tregtare në Suharekë është përshkuar nga flakët. Krye...
-
TikTok ndalohet zyrtarisht në SHBA!
Miliona përdorues të TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më...
-
Hajnat hyjnë në një shtëpi të Jezerc të Ferizajt, vjedhin para
Dikush ka hyrë në një shtëpi në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku kanë vjedh...
-
Katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Polic...
-
Tre të dyshuar nën kërcënimin e thikës dhe sëpatës ia grabisin një varëse ari dhe një orë dore një personi në Gjilan
Dy persona të shoqëruar nga një person tjetër, nën kërcënimin e një sëpate dh...