Ministri bullgar i punëve të brendshme nesër viziton Shkupin

Autori: Gazeta inFokus
17:07 | 29 January 2023
Sipas raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk, institucionet e vendit kanë treguar pjekuri në reagimin ndaj sulmit kundër Hristijan Pendikov në Ohër.
Kyçyk thotë se Bullgaria nuk duhet të hyjë në situatë të vendos veto tjetër për rrugën evropiane të Maqedonisë ose nga ana tjetër të lëshojë tone kërcënuese nëpër deklaratat. Në një intervistë për mediat bullgare, euro-deputeti vlerësoi se tensioni në marrëdhëniet dypalëshe do të zgjasë deri në përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, duke implikuar përfshirjen e ndikimeve të jashtme.
“Ka faktorë të tjerë të jashtëm dhe njerëz që nuk duan që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të kenë marrëdhënie të mira. Ata e luajnë rolin e tyre. Ato janë të jashtëm, por ka edhe në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq. Këta janë të gjithë ata që nuk duan që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së dhe që nuk duan që Bullgaria të luajë rol në evropianizimin e Ballkanit”, tha Ilhan Kyçyk– eurodeputet bullgar.
Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, ka theksuar se vendi ka reaguar siç duhet ndaj sulmit në Ohër. Ai tha se duhet të ndalet përkeqësimi i marrëdhënieve dypalëshe. Mirëpo, siç shton Osmani, në vendin tonë ka politikë dhe është hapur sezoni i provokatorëve, dhunuesve dhe profiterëve politikë.
Edhe ish kryeministri bullgar Bojko Borisov shprehu frikën se po tentohet, siç tha ai, të kthehet Maqedonia nën ndikimin rus. Presidenti Stevo Pendarovski javën e kaluar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit tha se do të kërkojë ndalimin e hyrjes së disa shtetasve bullgarë, ndër të tjera, për shkak të bashkëpunimit me strukturat ruse. Sipas ministrit Oliver Spasovski, zhvillimet e fundit janë pjesë e një skenari më të madh dhe një lufte hibride duke vlerësuar se po përhapen shumë lajme të rreme.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperat...
-
Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me r...
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...