Lajme

Ministri britanik i ushtrisë: Nëse e bën këtë gjë Rusia, NATO mund të ndërhyjë

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 10 March 2022

Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Happeu, ka thënë se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike.

Kështu e ka cituar redaktori i politikës në gazetën “The Times”, Steven Swinford, në një postim në twitter, raporton Express.

“James Happey paralajmëron se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike”, ka shkruar Swinford.

-Advertisement-

“Putini duhet ta ketë të qartë se kur vendet e tjera kanë përdorur armë kimike, kjo ka shkaktuar një reagim ndërkombëtar”, citohet të ketë thënë ministri britanik.

“Përdorimi i armëve kimike është gjëja më e neveritshme”, ka shtuar tutje ministri britanik sipas Swinford./GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera