Ministri Aliu: Linjat hekurudhore të Kosovës do të lidhen me vendet e rajonit
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 17 May 2022
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga BE-ja dhe sekretariati i Komunitetit të Transportit, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me ecurinë e rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës hekurudhore.
Me këtë rast ministri Aliu, ka thënë se kë Kosova me anë të linjës hekururodhe do të ndërlidhet me vendet e regjionit, e që sipas tij kjo është mjaftë e rëndësishme për transportin mallrave dhe udhëtareve.
“Jemi në Miradi, pranë hekurudhës që lidh Hanin e Elezit që është pjesa e parë e projektit që lidh Hanin e Elezit me Leshakun. Kemi ardhur të vizitojmë punishten për këtë projekt që është i rëndësishëm që ka të bëjë me rehabilitimin e linjave hekurudhore. Ky projekt është në fazën e përfundimit nga Fushë Kosova në Mitrovicë. Me këto projekte do të mbulohen me dizajne preliminare. Modernizimi nënkupton projekte të sinjalistikës. Këto projekte janë të rëndësishme edhe për qarkullimin e brendshëm. Zhvillimi i portit të Durrësit, do ta shndërroj këtë transport në mallra. Në të gjitha anët Kosova do të jetë e kyçur me regjionin dhe lëvizjen e lirë të mallrave e udhëtareve”, tha Aliu.
“Priten projekte edhe me BE-në. Nesër kemi mbledhje të rëndësishme ministrore e vendeve të Ballkanit dhe do të kemi prezent ministrat e regjionit. Është projekti i parë që ka të bëjë me modernizimin e linjave hekurudhore”.
Zakonqek, foli për rëndësinë e linjës hekurudhore dhe ndërlidhjen me Maqedoninë dhe BE-në.
Përfaqësuesi nga BE-ja, i cili është drejtor i komunitetit të transportit Matia Zakonqek
Po ashtu ai tha se nesër do të kenë takim të rëndësishëm sa i përket çështjes së infrastrukturës me vendet e Ballkanit
“Ministri e ceku rëndësinë, rehabilitimin e korridoreve e që është lidhja edhe me Maqedoninë, Serbinë. Prioritet thelbësor i BE-së, është që të modernizohet transporti në rajon”. “Ekziston vetëm një përmes Serbisë. Duke shikuar në stacione kryesore hekurudhore ka hapësire nëpër stacione të kalojnë 40 trena brenda një ore dhe kjo duhet të ndodhë. Transportin hekurudhor në Ballkan mund ta bëjmë modern dhe konkurrues. Nesër kemi takimi të rëndësishëm ministror, ku do të diskutojmë saktësisht si do të bëhet rrjeti i transportit rrugore hekurudhorë detare që mbështeten nga BE-ja”.
“Kemi projekte sot që po zhvillohen dhe na duhet reforma të politikës, standardeve evropiane, si organizohet transporti hekurudhor. Aktualisht transporti do të jetë transport i së ardhmes që do t’i shërbejë qytetarëve i cili do të bëhet realitet”.
Përfaqësuesi tjetër nga BE-ja, Lugji Bruso, tha se linja e hekurudhës nga Hani i Elezit deri në Veri kap vlerën prej 250 milionë eurosh, raporton Ekonomia Online. “Sot do të cekë se njerëzit duhet të vijnë të shohin çfarë po bëjmë për Kosovën. Linja prej Hanit të Elezit deri në Veri, do të ketë kosto 250 milionë euro. Njerëzit e Kosovës duhet ta dinë se po bëjmë gjëra reale. Këto punë do të kompletohet për dy tri vjet. Tani duhet ta dimë se po bëjmë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e ekonomisë. Është modernizimi i Kosovës dhe ne po punojmë”, tha ai.
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...