Lajme

Ministri Aliu ka vizituar Hetemin në ndërtesën e komunës së Leposaviqit

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 13 June 2023
Ministri për Infrastrukturë Liburn Aliu në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, ku ka qëndruar rreth gjysmë ore, pas së cilës është larguar nga Leposaviqi, raporton Kosovo-Online.

Ministri Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël protestuesish ishin mbledhur dhe ka hyrë për të vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili ka 16 ditë që nuk ka dalë nga ndërtesa e komunës.

Pas kësaj, një numër më i madh i qytetarëve janë mbledhur pranë rrethojës metalike. Përfaqësuesit e serbëve janë futur rrethin para ndërtesës së komunës së Leposaviqit ku kanë biseduar me ushtarët e KFOR-it italian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera