Lajme

Ministri Aliu jep statistika të larta për Aeroportin “Adem Jashari”

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 13 July 2022

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu njofton se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka një rritje prej 84% të trafikut ajror gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022.

Kështu, brenda kësaj kohe, mbi 1.3 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Adem Jashari, ka një rritje prej 84% të trafikut ajror gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, e vetëm gjatë muajit Qershor, një numër prej 261,013 udhëtarë kanë udhëtuar nga dhe për në Aeroportin tonë, shifër kjo që tregon rritje prej 48% në krahasim me muajin e njejtë të vitit 2021.

-Advertisement-

Për më shumë, mbi 1.3 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2022. Në krahasim me 6 mujorin e vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 83%, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 para pandemisë rritja është 25%”, ka shkruar Aliu./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera