“Ministre e sanksionuar nga SHBA-ja” – përplasen Haxhiu dhe Tahiri

Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 10 November 2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u përplasën në seancën e sotme të Kuvendit. Haxhiu tha se Tahiri po shpifte, ndërsa ky i fundit tha se ministren e ka sanisonuar Amerika.
“Sa herë ka pasë një kërkesë nga Beogradi, pra nga Vuçiqi, asnjëherë jo s’i keni thënë; gjithmonë i keni thënë po. Dhe pasojat e qeverisjeve tuaja po i ndiejmë ne sot”, tha Haxhiu në fjalën e saj, duke goditur opozitën.
Ajo tha se Tahiri po shpifë, pasi shefi i deputetëve të PDK-së tha se Mitrovica e Veriut ka mbetur pa prokurorë e gjyqtarë.
“Ju edhe po i keqinformoni qytetarët por edhe po i inkurajoni dhunuesit. Sepse një dhunues kur të sheh ty që s’ka prokurorë dhe gjyqtarë, natyrisht se e bën një vepër penale, se thotë ‘shefi i grupit parlamentar që s’ka prokurorë dhe gjyqtarë’. I nderuar Z. Tahiri, a je në gjendje me dhënë dorëheqje nëse ajo çka ke thënë ti është e pavërtetë. Tash jam e gatshme bashkë me ty edhe me Arbenin me shku në Prokurori në Mitrovicë dhe në Gjykatë në Mitrovicë. Aty janë prokurorët dhe gjyqtarët. Prandaj mos shpifni; prandaj mos manipuloni”, tha Haxhiu.
Në replikë, Tahiri tha se ministren Haxhiu e ka sanksionuar SHBA-ja.
“E nderuar ministre e sanksionuar e SHBA-ve… Nuk e di a ka gjë më të padinjitetshme në vend sesa me u sanksionu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj ne po të shohim që përnjëmend e ke njëfarë sikleti të madh, një telashe të madhe, nuk po të zë vendi vend. Flet kur flasim ne, reagon, del akuzon”, tha Tahiri.

Të tjera
-
Selimi: Liderët botërorë uruan Ramën por askush nga Kosova, s’është befasi
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar në rrjetin social...
-
Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Rohde reagon me shqetësim: Autoritetet të sigurojnë që gjykata të punojë pa pengesa
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se anulimi i djeshëm i konferen...
-
Macron uron në shqip Ramën për fitoren në zgjedhje
Presidenti francez Emanuel Macron ka uruar në shqip kryeministrin Edi Rama pë...
-
Kryeministri i Hungarisë uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të takohemi në Samitin historik në Tiranë
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar homologun e tij shqiptar, Ed...
-
Prezantohet para gjykatës xhaketa që ishte sekuestruar në rastin e arrestimit të Dejan Pantiqit
Në gjykimi ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir ...
-
Balje shkon në takimin e thirrur nesër nga Osmani: Do ta dëgjoj nëse ka ndonjë propozim për dalje nga kriza
Deputetja boshnjake, Duda Balje, do të marrë pjesë në takimin e ftuar për nes...
-
Kryetari i Mitrovicës së Veriut nga LVV vendos Albulena Haxhiun në foton e profilit në facebook
Kryetari i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq i ka dal...
-
Rrezikon dënim prej 55 vitesh/ Ky është 33 vjeçari nga Gjilani që u ekstradua për krime kibernetike në SHBA
Liridon Masurica 33-vjeçari nga Gjilani i njohur në internet si “@blackdb” ës...
-
Prishtina ‘ngulfatet’ nga mbeturinat, komunës nuk i bëhet vonë thonë se do të dalin më vonë në konferencë
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar qytetarët se për shkak...
-
Zgjedhjet e 11 majit – Kush janë “të mëdhenjtë” që mbetën jashtë parlamentit
Procesi i numërimit të votave për subjektet politike, tashmë ka përfunduar në...
-
Të shtënat me ar*më zja*rri tek Rruga B – këto janë detajet e fundit nga Policia
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në Rrugën B në Prishtinë. Polici...
-
Gjendje e tmerrshme: Prishtinën e mbulojnë mbeturinat
Mëngjesin e së mërkurës, qytetarët e kryeqytetit të Kosovës janë zgjuar të ng...