Lajme

​Minatorët e Trepçës i marrin pagat, por vazhdojnë grevën

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 25 October 2023

Minatorët e minierës së Trepçës në Stantërg, të cilët të martën kanë hyrë në grevë për shkak të pjesës së mbetur të pagave (55 për qind të pagës bazë), kanë vazhduar grevën edhe të mërkurën në horizontin 11, përkundër faktit se atyre u janë ekzekutuar sot pagat.

Ata, përveç pagave, po kërkojnë shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore.

Fehmi Hajredini, minator, tha se është në grevë për më shumë se 24 orë dhe se nuk do ta ndërpresë grevën deri në realizimin edhe të kushteve tjera, përkatësisht, dorëheqjes së menaxherit dhe sigurimit shëndetësor për punëtorët.

-Advertisement-

Ndërkaq, edhe Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, ka konfirmuar për KosovaPress, se kërkesat e minatorëve janë më të mëdha sesa pagat, duke përmendur largimin e kryeshefit ekzekutiv si njërën ndër këto kërkesa.

Sipas tij, shqetësimi më i madh i minatorëve është se askush nga qeveria dhe as nga bordi nuk i ka vizituar ata deri tani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera