Lajme

Mimoza Kusari për vrasjen në Llaushë: Sistemi i drejtësisë po vazhdon të dështoj

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 07 January 2022

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me vrasjen e gruas në Llaushë nga dora e burrit, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ tha se sistemi i drejtësisë po dështon të ofrojë siguri dhe mbrojtje për viktimat e dhunës në familje

“Viti 2022 filloi me vrasjen e një gruaje, nëne, e cila iu kishte drejtuar sistemit për ndihmë, por ndihmë nuk kishte marrë. Ajo mori plumbat nga burri, ndërsa ne të tjerët mbetemi duke numëruar gabimet e sistemit”, ka shkruar Kusari-Lila.

-Advertisement-

Gjithashtu, deputetja nga radhët e LVV-së tha se nuk duhet bërë asnjë tolerim ndaj dhunuesve e as ndaj atyre që lejojnë dhunuesit të arrijnë tek akti i vrasjes.

“ASNJË tolerim nuk duhet të bëhet jo vetëm për dhunuesit, por edhe për ata që lejojnë dhunuesit të arrijnë tek akti i vrasjes, përkundër që viktimat paralajmëruan organet e rendit. Nëse nuk ngritet sistemi i alarmit në të kuqen dhe nëse nuk ndërmerren masat të forcohet sistemi i parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna në familje, si shoqëri dhe institucione kot do të mbetemi duke reaguar, sepse për shumë gra e vajza do të jetë tepër vonë”, shtoi ajo./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera