Lajme

Mimoza Kusari-Lila mori ftesë për vizitë në Kopaonik te Radoiçiqi

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 15 October 2024

Përshëndetje e një ftesë për Kopaonik që pretendohej se i vinte nga Millan Radoiçiqi, kishte marrë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila më 29 janar të vitit 2022.

Në biseda të realizuara përmes WhatsApp-it, të cilat i ka siguruar Paparaci, Kusari-Lila dhe Simiq bisedonin edhe për vizitat e deputetëve të Listës Serbe te Millan Radoiçiqi në Kopaonik. Në bisedën e parë Kusari-Lila – Simiq, të realizuar më 29 janar të vitit 2022, Kusari-Lila pranon një përshëndetje nga Kopaoniku dhe një ftesë që pretendohej se i vinte nga Millan Radoiçiqi për vizitë në resortin turistik ku qëndronte ai, përtej kufirit me Kosovën.

“Ja një përshëndetje nga Kopaoniku [qesh]”, i shkruan Simiq, Kusari-Lilës duke i propozuar asaj që shkonte për vizitë në Kopaonik, ku Radoiçiq zotëron një hotel në të cilin qëndronte asokohe. “Pra, të jemi shëndosh dhe ti vjen këtu në mal”.

-Advertisement-

Kusari-Lila, e cila kishte krijuar raporte gati miqësore me Simiqin, aty për aty nuk e refuzon ftesën.

“Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së në Kopaonik [qesh]”, i përgjigjet ajo ftesës së Simiqit, tregon biseda e parë mes tyre, shkruan Gazeta Infokus.

“E pse jo?”, ia kthen Simiqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera