Lajme

Mimoza Kusari e Ilir Deda nisin ‘flirtimin’ me Kadri Veselin e Hashim Thaçin!?

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 02 May 2017

Themeluesit e subjektit më të ri politik “Alternativa”, Mimoza Kusari – Lila e Ilir Deda duket se kanë filluar shumë herët ta ‘trasojnë rrugën’ drejtë një koalicioni të mundshëm.

Tashmë kur pritet vetëm edhe zyrtarisht ‘divorci’ i partnerëve qeveritar të PDK-së e LDK-së, për t’i ndarë rrugët dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Ilir Deda e Mimoza Kusari – Lila po flitet se kanë pasur një takim me dyshen e PDK-së, ish kryetarin e kësaj partie, tani Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe pasardhësin e tij, Kadri Verselin, aktualisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Një burim i portalit ‘Infokusi’ ka treguar se një takim i tillë mes dyshes së “Alternativës” dhe PDK-së ka ndodhur të shtunën në orët e mbrëmjes.

-Advertisement-

Sipas tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda kanë darkuar së bashku në restorantin “Roni” në Prishtinë. Së bashku me ta, sipas të njejtit burim i cili thotë se ka qenë po në këtë restorant, për një kohë ka qëndruar edhe Petrit Selimi.

Ndryshe, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila i është ndarë subjektit të saj politik, AKR-së sikurse edhe deputeti Ilir Deda i cili në zgjedhjet e fundit në Kosovë mori votat për deputet duke qenë pjesë e Levizjës Vetëvendosje.

Dyshja Deda e Kusari – Lila  para disa muajsh kanë bërë publike partinë e tyre të re “Alternativa” të cilës të paktën deri më tani nuk i është bashkuar asnjë figurë e rëndësishme edhe pse është folur shumë se do t’i bashkohen emra të njohur nga shoqëria civile dhe mediat. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera