Sport

Milot Rashica me një dedikim të veçantë për fitoren e mbrëmshme

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 21 November 2018

Sulmuesi i kombëtares, Milot Rashica, i ka dedikuar fëmijëve refugjatë gjatë luftës në vitit 1999, fitoren e djeshme të Kosovës 4 me 0 kundër Azerbajxhanit.

Pas festës së çmendur të ‘djemve të Fadil Vokrrit” që shkëlqyen në ndeshjen e mbrëmshme, duke mposhtur Azebajxhanin 4 me 0 në Prishtinë, Milot Rashica ka postuar një fotografi me përmbajtje tejet emocionuese.

Rashica fitoren e djeshme, e cila e nxori Kosovën lider të grupit 3 me 14 pikë të grumbulluara në Ligën D, ia ka dedikuar fëmijëve refugjatë në luftën e fundit në Kosovë.

-Advertisement-

Ai ka postuar fotografinë ku shihen të vegjlit kosovarë, e tutja i ka bashkëngjitur lojtarët e kombëtarës në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera