Sport

Milot Rashica flet pas ndeshjes: Treguam vetëbesim dhe vumë në vështirësi kundërshtarin

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 09 June 2022

Milot Rashica ishte një nga më të mirët për Kosovën, në suksesin 3-2 ndaj Irlandës së veriut, duke fituar penalltinë në minutën e 8’ dhe asistuar golin e dytë të Bytyçit, teksa pas ndeshjes ndau menjëherë emocionet për mikrofonin e SuperSport.

“Ishim më të sigurt dhe me më shumë vetëbesim në aksione, ndaj kjo na ndihmoi për të shënuar dhe për të vënë në vështirësi kundërshtarin. Si unë, edhe Bytyçi u sakrifikuam jo pak, pasi në futboll duhet që të gjithë të japin maksimumin, si mënyra e vetme për të marrë rezultat pozitiv. Sot i bëmë gjërat si duhet dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, u shpreh Rashica.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera