Milot Rashica drejt Anglisë, e kërkon Newcastle
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 12 December 2017
Ende pa filluar mirë afati kalimtar i janarit tashmë ka shumë emra që përmenden se mund të ndërrojnë skuadër. Sigurisht që nuk mund të mungojnë edhe ata shqiptarë. Një prej tyre është sulmuesi i Viteses, Milot Rashica.
Mësohet se trajneri spanjoll i Newcastle, Rafa Benitez, ia ka vënë syrin talentit nga Kosova, të cilin dëshiron ta transferojë në Premier League që në janar.
21-vjeçari nga Vushtrria u transferua në Eredivisie direkt nga kampionati kosovar më 2015-ën, më saktësisht nga Llamkos Kosova, siç quhej atëherë. Në 77 paraqitje sulmuesi i krahut ka realizuar 13 gola dhe është njëri ndër më të mirët te skuadra holandeze.
Milot Rashica nga viti 2016 është edhe pjesë e ekpit kombëtar të Kosovës, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.
Newcastle United do të ishte një destinacion shumë interesant për të, pas vlerësimeve që ka marrë në Holandë. Për momentin nuk ka asgjë konkrete rreth këtij transferimi të mundshëm dhe në njëfarë mënyre planet e Benitezit për përforcime të reja janë komplikuar edhe nga negociatat për marrjen e klubit nga pronarë të rinjë.
Në këto bisedime mund të ndërhyrjë edhe Chelsea, që Vitessen e ka partner formal dhe në njëfarë mënyrë skuadra holandeze është satelit i klubit londinez. Në fakt çdo shitje e madhe nga holandezët nuk mund të kryhet pa miratimin e skuadrës londineze.
Neëcastle nuk është skuadra e vetme e interesuar për “asin” kosovar, pasi për të ka shumë interesim edhe nga dy skuadrat e mëdha italiane, Napoli dhe Lazio.
Nëse jo në janar, atëherë në edicionin e ardhshëm ndoshta Rashica do ta provojë veten në një kampionat më të fortë sesa ai holandez. Ofertat nuk po i mungojnë e ndoshta Rashicën që janar do ta shohim në një kampionat prestigjioz.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...