Sport

Milot Rashica i bindur në suksesin e Kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 04 September 2018

Me seriozitetin më të madh shtabi teknik dhe futbollistët e Kombëtares A i kanë marrë dy ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve.

Mbajtja e dy seancave brenda ditës flet për përkushtimin dhe zellin që po mbretëron brenda grupit, shkruan GazetaFokus.

Pas sencave të sotme stervitore Milot Rashica është shprehur i bindur në suksesin e Kombëtares së Kosovës për dy takimet e para në Ligën e Kombeve.

-Advertisement-

“Kemi punuar dje dhe sot dhe do të punojmë edhe në vazhdim në kushte jashtëzkonisht të mira që këto dy ndeshje të jenë në favorin tonë. Kemi ekip të mirë dhe vet jam në gjendje të mirë psiko-fizike dhe goli që shënova këtë fundjavë për skuadër me ka motivuar edhe më shumë”, ka deklaruar Rashica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera