Ekonomi

Milioneri Fatmir Limaj qe një dekadë nuk e paguan tatimin! (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 31 May 2017

Kreu i partisë NISMA, Fatmir Limaj, në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasuri milionëshe, duke përfshirë truall/toka bujqësore prej më shumë se 13 hektarë, të cilat i ka vlerësuar 500 mijë euro, shtëpi banimi në vlerë prej 250 mijë euro, dy banesa banimi në vlerë prej 150 mijë euro, veturë “Audi” që vlenë 30 mijë euro, shkruan portali “Infokusi.com”.

Megjithatë, “Infokusi” ka arritur ta siguroj faturën e fundit të tatimit në pronë të Fatmir Limajt në Malishevë, ku figuron se lideri i NISMA-s i ka borxh 272 euro, derisa fatura vjetore e tatimit në pronë për këtë shtëpi prej 198 metra katror është 35 euro.


Sipas një  kalkulimi të thjeshtë del se Limaj nuk ka paguar tatim në pronë për këtë shtëpi gati që një dekadë. Përndryshe, Fatmir Limaj ka bërë koalicion parazgjedhor me PDK-në e Kadri Veselit, të cilin e ka akuzuar rëndë deri pak ditë para se të bënte koalicion. Sipas Limajt, Veseli bashkë me shërbimin që e ka udhëhequr ai(SHIK-un) kanë përgatitur dosje për prokurorinë kundër tij. /INFOKUSI

-Advertisement-

LEXO EDHE: Ramush Haradinaj, mashtroi Agjencinë Kundër Korrupsionit – shtëpinë 1.2 milionë euro e deklaron 300 mijë euro (DOKUMENTE)

Dje portal ‘Infokusi’ ka raportuar edhe për kandidat për kryeministër të koalicionit PDK, AAK e Nisma, Ramush Haradinajn i cili del se ka mashtruar Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), kur ka deklaruar vlerën e shtëpisë së tij private, e cila gjendet në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Në faturën e tatimit në pronë thuhet se shtëpia e Haradinaj nuk është 950 metra katror siç ai e ka deklaruar në AKK, por është 1200 metra katror, raporton INFOKUSI.

Po ashtu çmimi i vlerësuar nga komuna për shtëpinë e pretendentit për kryeministër është 1.2 milionë euro, apo 3 herë më e lartë se sa vlera të cilën ia ka caktuar vetë Ramush Haradinaj, raporton INFOKUSI.

Po ashtu, para pakë ditësh INFOKUSI duke u mbështetur në dokumente zyrtare ka raportuar se kandidati për kryeministër nuk ka paguar as tatimin në pronë për shtëpinë e tij. Shuma e pa paguar e tatimit në pronë ka arritur në 4874 euro, raporton portali INFOKUSI

LEXO EDHE: Kandidati për kryeministër 4784 euro borxh Komunës së Prishtinës (Dokument)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera